Transmetuar më 13-12-2018, 16:00

Më 17 dhjetor, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së 1/8-ave të Championsit, pasi tashmë janë përcaktuar të gjitha skuadrat që e kanë kaluar fazën e grupeve.

Janë katër ekipe angleze, tre spanjolle, tre Gjermane, dy italiane, dy franceze, një portugeze dhe një tjetër holandeze që janë kualifikuar.

Në 1/8 projektohen disa përplasje të mëdha, pasi në vazon e dytë ndodhet emra shumë të rëndësishëm si Manchester Unitet, Atletico Madrit, Liverpool apo Roma.

Skuadrat që kaluan në 1/8

Vazo e parë: Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Real Madrid, Juventus, Manchester City, Bayern Mynih

Vazo e dytë: Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Schalke 04, Roma, Ajax, Lyon, Manchester United

Skuadrat në Europa League

Vazo e pare: Napoli, Inter, Valencia, Benfica, Vazo e dytë, Viktoria Plzen, Bruges, Shakhtar Donetsk, Galatasaray./b.l/noa.al/