Transmetuar më 13-12-2018, 16:56

Krahas studentëve të cilët kanë hyrë sot në ditën e nëntë të protestës, edhe sot të shumtë ishin banorët që kanë bllokuar disa akse rrugore në disa qytete të Shqipërisë.

Ata kundërshtojnë rritjen e taksave dhe të çmimit të karburantit dhe për këtë bëjnë përgjegjëse qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.

Protesta po zhvillohen në Durrës, të cilët kanë bllokuar edhe autostradën Tiranë – Durrës në të dyja krahët pranë mbikalimit të Shkozetit.

Banorët kanë dalë në mbështetje të studentëve, por protestojnë edhe për taksat e larta dhe për papunësinë. Këta banorë mbështetën edhe nga opozita.

Edhe banorët e Shkodrës, njërit nga qarqet më të varfër të Shqipërisë, të rrënuar ekonomikisht me papunësinë më të lartë në vend dhe me një nivel shumë të lartë emigrimi, po protestojnë për të tretën ditë me radhë në hyrje të qytetit.

Protestuesit kërkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulta.

Banorët kanë bllokuar në shenjë proteste edhe hyrjen e qytetit, duke bllokuar disa makina, mes tyre edhe një të policisë.

Ndërkaq protesta paralele për të njejtën kauzë po zhvillohen edhe në disa qytete të tjera të vendit./b.l/noa.al/