Transmetuar më 13-12-2018, 17:13

Historia e kërkimeve në Google mund t’ju tregojë shumë për një person, një shtet ose për të gjithë planetin.

Kjo pasi ditët e sotme, Google në shumë mënyra është një barometër global i kulturës, pasi përmbledh të gjitha pyetjet, kuriozitetet dhe frikërat që njerëzit kanë.

Prandaj çdo dhjetor, motori më i madh i kërkimit online, publikon një përmbledhje të quajtur “I gjithë viti në kërkime”, e që hedh më shumë dritë mbi mendimet dhe për çfarë kanë qenë të interesuar përdoruesit e internetit gjatë një viti.

Kjo është lista me 10 gjërat më të kërkuara gjatë 2018 dhe me shumë mundësi i keni kërkuar të gjithë personat apo eventet e mëposhtme të paktën njëherë:

1.World Cup; 2. Hurricane Florence; 3. Mac Miller; 4. Kate Spade; 5. Anthony Bourdain; 6. Black Panther; 7. Mega Millions Results; 8. Stan Lee; 9. Demi Lovato; 10. Election Results.

Shifrat dhe të dhënat e publikuara nga Google, tregojnë dhe për çfarë njerëzit kanë qenë të interesuar të mësojnë më shumë në 2018, këtu përfshihen informacionet në masë që kërkohen për Bitcoin, ndërsa ka pasur një shtim të klikimeve për filmat dhe serialet, ku mund të vini ri që Black Panther është futur dhe në top 10.

Gjithashtu është vënë re një shtim në kërkimet për sëmundjet mendore, depresionin, varësinë ndaj drogërave dhe vetëvrasjen, duke i dhënë një aspekt më të errët të gjithë vitit sipas Google.