Transmetuar më 13-12-2018, 17:13

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ftuar anëtarët e partisë që ajo drejton të mbështesin protestën e studentëve në bulevard.

Në një takim me strukturat e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkoi nga ata që të hedhin kartat e anëtarësisë dhe të dalin me studentët.

“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar Zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujar kishte qenë Zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë.

Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për të gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte.

Kërkon negociatat me fëmijë të pa veshur. Hidhni kartën e anëtarësisë dhe dilni me studentët. Merrni flamurin kombëtar dhe hidhni flamurin e partisë”, tha Kryamadhi.

Ajo tha se në ditët në vijim do të jetë në takime me qytetarë në rrethe. Kryetarja e LSI-së i ka bërë thirrje të gjitha shtresave të shoqërisë, fermerë, naftëtarë e minatorë t’i bashkohen studentëve në protestë./k.k/noa.al/