Transmetuar më 13-12-2018, 17:36

Në këto ditë të ftohta dimri, secili është më shumë i ekspozuar ndaj viruseve të tilla si gripi.

Në një pjesë të konsiderueshme ju mund të kujdeseni që të mos ftoheni dhe të mos prekeni nga gripi edhe duke konsumuar disa ushqime.

Mjekët thonë se ka një propabilitet të lartë për të shpëtuar nga gripi nëse konsumoni këto ushqime.

Kosi dhe dhalla

Hulumtuesi kanë zbuluar se kosi përmban një bakter të quajtur Lactobacillus reuteri që zvogëlon ndjeshmërinë e të ftohtit.

Këto baktere janë zbuluar se prodhojnë substanca imune që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga gripi dhe ftohja.

Çaj i zi

Çaji i zi i përgatitur me xhenxhefil, limon dhe erëza ndihmon në mbrojtjen e trupit kundër të ftohtit dhe gripit. Një hulumtim në Universitetin e Harvardit gjithashtu tregoi se njerëzit që pinin pesë gota çaj të zi në ditë për 2 javë kishin përmirësuar sistemin imunitar të qelizave T për të nxjerrë 10 herë më shumë interferonin e virusit të ftohtë dhe të gripit.

Perimet me gjethe jeshile

Perimet si spinaqi, brokoli, lakra ndër të tjera janë një burim i pasur i vitaminave si A, C dhe E. Këto perime sezonale e të freskëta nxisin imunitetin dhe mbrojnë trupin nga gripi dhe ftohti.

Hudhra

Përveç shtimit të aromës në ushqim, hudhra i siguron trupit disa përfitime shëndetësore. 3-4 thelpi hudhre e papërpunuar çdo mëngjes rrit imunitetin dhe ndihmon në mbajtjen e infeksioneve virale jashtë. Është gjithashtu një agjent shumë efikas anit-bakterial, anti-fungale dhe anti-viral që parandalon infeksionet mikrobike në trup.

Portokall dhe limon

Frutat sezonale si portokalli, limon, domate ndër të tjera janë një burim i pasur i vitaminës C dhe antioksidantë. Ato ndihmojnë në ndërtimin e rritjes së imunitetit në trup duke ju mbajtur të sigurt nga gripi sezonal dhe infeksionet virale. /k.k/noa.al/