Transmetuar më 13-12-2018, 18:12

Kikirikët janë një produkt me shumë vlera për trupin e njeriut.

Nëse i hani shumë, mund t’i mbillni edhe në shtëpitë tuaja fare thjeshtë.

Ja se si mund të mbillni kikirikë në shtëpi hap pas hapi:

Çani lëvozhgën e kikirikëve dhe pa u hequr cipën e hollë kafe, vendosini në një vazo të madhe me dhe, dhe mbulojini rreth 2 cm. Sigurohuni që vazoja të jetë në diell dhe ujitini rregullisht një herë në javë. Kikirikët duhet të jenë rreth 25 cm larg nga njëri tjetri në mënyrë që ata të kenë mundësinë të lëshojnë kikirikë të tjerë nën tokë. Nga kikirikët do të dalin gjethe jeshile dhe kur këto të fundit të bëhen të verdha, do të thotë që janë bërë dhe kikirikët nën dhe. /k.k/noa.al/