Transmetuar më 13-12-2018, 19:08

Presidenti i Serbisë ka deklaruar sot se ideja e Kosovës për krijimin e Ushtrisë është në papajtueshmëri me ligjin.

Ai tha në Tërstetnik se KFOR duhet që ta shpërbëjë atë.

“Qëllimi i Kosovës për formimin e Ushtrisë është në papajtueshmëri me ligjin ose me Rezolutën 1244 dhe shtoi se detyra e KFOR-it është ta shpërbëjë atë.

Kosova është një problem shumë i madh për ne, veçanërisht për shkak të lëvizjes së Kosovës për formimin e një ushtrie e cila nuk është e bazuar as në ligj, as në Rezolutën 1244”, tha Aleksandër Vuçiç.

Deklaratat e tij vijnë një ditë para se në Kuvendin e Kosovës do të votohet për ndryshimin e ligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri. /k.k/noa.al/