Transmetuar më 13-12-2018, 20:47

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë të vjetër mes disa pallateve në rrugën “Margarita Tutulani”, shkruan Balkanweb.

Në banesë jetonte një i moshuar, i cili fatmirësisht është shpëtuar nga fqinjët.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

Forca policie dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.