Transmetuar më 13-12-2018, 22:51

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ndërmarr asnjë vendim nëse studentët nuk pranojnë të dialogojnë me të.

Duke i kujtuar që studentët protestojnë prej 9 ditësh, madje duke qëndruar edhe gjatë natës përpara kryeministrisë, Rama tha se ata që janë atje tek zjarret mund të rrinë aty dhe 10 vite.

“Ata që janë tani tek zjarri le të rrinë atje 10 vjet”, u shpreh Rama në emisionin ‘Opinion’.

Në këtë moment ka ndërhyrë gazetari Blendi Fevizu i cili duke ju drejtuar kryeministrit tha se “si mund ta thuash këtë se ke qenë pedagog?”.

Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se ata “janë të financuar me batanije, me zjarre, janë të dërguar nga partitë politike. Unë flas për ata që s’janë atje”.