Transmetuar më 14-12-2018, 07:32

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së lënë pas, në një pallat në Korçë.

Rreth orës 23:13 të kësaj të enjteje, në lagjen nr 12, rruga “Vasil Ternova”, ka rënë zjarr në një godinë 4-katëshe.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Mësohet se si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, pasi u bë e mundur evakuimi i tyre.

Aktualisht grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. /a.y/noa.al