Transmetuar më 14-12-2018, 08:31

Karota është shumë e rëndësishme për shëndetin tonë, për shkak të një sërë vetish që ka.

Ajo mban nën kontroll sëmundjet e zemrës, për shkak se përmban poliacetilenë bioaktivë si falcarindiol dhe falcarinol, antiinflamatorë që luftojnë radikalet e lira.

Po ashtu përmban karotenoide, që zvogëlojnë rrezikun e sulmeve kardiake.

Ndër të tjera përmban kalium dhe pektin të cilat ulin nivelin e kolesterolit në organizëm.

Karota gjithashtu përmban vitaminë A, antioksidantë dhe është e pasur me beta-karotenë.

Në sajë të përmbajtjes së kalciumit, zvogëlon rrezikun e osteoporozës.

Karota është e pasur me karbohidrate dhe fibra si dhe përmban vlera të ulëta kalorike, pasi nuk përmban yndyrna.

Duke qenë e pasur me karotenoide, ul stresin oksidativ dhe inflamacionin në organizëm, kryesisht në mëlçi.

Karotat përmbajnë vitaminë A, duke parandaluar aknet, retinoide, të cilat parandalojnë krijimin e rrudhave dhe beta-karotene mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë. /a.y/noa.al