Transmetuar më 14-12-2018, 09:00

Dy persona janë vënë në prangat e policisë në vijim të hetimeve të nisura nga autoritetet e Kajros në Egjipt, pas publikimit online të një filmimi ku shihej një çift danez, duke ngjitur piramidën e Keopsit dhe që mbyllej me pamjet e çiftit të zhveshur, ku dhe konsumojnë një raport seksual.

Policia ka arrestuar një burrë dhe një grua egjiptian, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar çiftin të bëjë ngjitjen. Gjatë marrjes në pyetje, dy egjiptianët rrëfejnë se kanë ndihmuar çiftin e njohur të ngjiten.

Burri i arrestuar, është një organizator ekskursionesh me deve, i cili deklaroi se ka marrë rreth 200 euro për shërbimin.

Ndërkohë gruaja deklaroi se e ka njohur në internet fotografin, i cili i kërkoi ndihmë Protagonist i pamjeve është fotografi danez Andreas Hvid dhe një mikesha e tij, e cila udhëtoi direkt nga Danimarka për të filmuar këto momente.

Përgjegjësit e zonës arkeologjike të Gizës, kanë nisur një hetim, lidhur me rastin, për shkak se pamjet përveçse të turpshme janë filmuar pas orës 17.00, në perëndim të diellit, moment kur piramida është e mbyllur për publikun. /a.y/noa.al Pamjet duke bërë seks në majë të piramidës bëjnë xhiron e botës, indinjohet Egjipti

Pamjet duke bërë seks në majë të piramidës bëjnë xhiron e botës, indinjohet Egjipti on Vidnews.