Transmetuar më 14-12-2018, 09:29

Një nga ato publikimet klasike të personave të shpallur në kërkim nga policia amerikane, u bë hit në rrjetet sociale.

Kjo pasi tashmë është bërë gjithnjë e më e shpeshtë publikimi i fotografive në Facebook, nga departamentet e policisë.

Kështu ndodhi këto ditë në Richland, në kontenë e Benton, të Washington, SHBA,

kur policia publikoi fotografinë e të kërkuarit Anthony Akers, 38 vjeç, ku lihej edhe numri i telefonit për këdo që kishte informacion rreth tij.

Por i pari që iu përgjigj policisë me komente ishte vetë i kërkuari i cili shkroi, “Qetësohuni, se do vij”.

Më tej policia shkroi, “Po të presim, por nuk ke ardhur ende” dhe ai vijoi me përgjigjen, “Më falni, sa të mbaroj nja dy gjëra dhe do vij brenda 48 orësh”.

Kështu policia me synim kapjen e tij vijoi komentet në postime. Por ndonëse 48 orë kaluan, Akers nuk u paraqit në polici.

Kështu ai iu përgjigj komenteve të shumta, të cilët pyesnin nëse ishte dorëzuar.

“Të dashur, nuk jeni ju, problemi i vonesës jam unë. Sigurisht që kam disa angazhime. Ju kërkoj ndjesë për vonesën, por do vij”, shkroi ai, shkruan noa.al.

Kështu që nga komunikimi i fundit shpresat po shiheshin, si për çudi të martën e 4 dhjetorin në orën 15.29, Akers u paraqit në polici.

Por para se të paraqitej ai shkroi në Facebook, “Jam këtu, për takimin tonë”. /a.y/noa.al