Transmetuar më 14-12-2018, 11:40
Kryeministri Edi Rama, përshëndet miratimin në Kuvend të ligjit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Gjithçka e ka bërë në mënyrë të veçantë, me anë të një fotografie të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama shkruan, “Urime, Urime, Urime”, shoqëruar me flamurin e Kosovës, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, e cila do të garantojë sovranitetin dhe integritetin e vendit, u miratua me 106 vota pro.
Ushtria e Kosovës pritet të ketë buxhet vjetor prej 98 milionë eurosh, 5 mijë ushtarë si dhe 3 mijë rezervistë. /a.y/noa.al