Transmetuar më 14-12-2018, 12:06
Foto ilustruese

Një djalë i ri i cili lëvizte me armë zjarri në çantë, është vënë në prangat e policisë së Përmetit.

Ai është Dritan Maçi, 33 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën rurale Piskovë-Pagri, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Frashërit”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, i’u gjet e sekustruaa në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë.

Nuk dihet ende arsyeja se pse i riu lëvizte i armatosur, teksa hetimet janë në vijim.

Për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës. /a.y/noa.al