Transmetuar më 14-12-2018, 12:30
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë e re ka tentuar që ti japë fund jetës duke u hedhur nga godina e gjimnazit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Yrshekut, ku e dëmtuara është një vajzë 18 vjeçe.

Më konkretisht në Yrshek është vetëhedhur nga kati i tretë i shkollës së mesme "Myslim Shima", nxënësja M. B., 18 vjeçe.

E dëmtuara u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. /a.y/noa.al