Transmetuar më 14-12-2018, 12:42

Kryeministri Edi Rama, komenton miratimin e opinionit përfundimtar të komisionit të Venecias, për vetingun në politikë.

Në qëndrimin e tij Rama ironizon kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se “u mbyt” në ujin e Venecias.

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’vë mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar dialogun mes studentëve e qeverisë”, shkruan Rama.

Në ndryshimet e bëra nga Komisioni i Venecias saktësohet, se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për tu zgjedhur.

“Në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër”, thuhet në përfundime. /a.y/noa.al

Komisioni i Venecias, miraton përfundimet për vetingun në politikë