Transmetuar më 14-12-2018, 13:50

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ndërhyn në konfliktin mes Kryeministrit Edi Rama dhe rektorit të Universitetit, Mynyr Koni.

“Mos harxhoni frymë me një kryeministër qen të karriges, rrëzojeni”, thotë Vasili.

Ai shton se një prej rektorëve rreket t’i shpjegojë ligjin e arsimit të lartë Kryeministrit, por deklaron se Rama nuk ka asnjë lidhje as me ligjin e arsimit të lartë.

Sipas tij Kryeministri nuk e kupton fare ligjin, por nuk ka lidhje as me studentetët, që sipas tij vuajnë kushte të turpshme jetese e mësimi.

“Kryeministri është thjesht një qen, që ka ngulur kthetrat të karrigia dhe leh, jargavitet e qurrepset për të dhe kaq”, shkruan Vasili. /a.y/noa.al

Rama i përgjigjet rektorit Koni: Mëshiroj pafytyrësinë tuaj

Deklaratat e Ramës, reagon rektori Koni: Shantazhues!