Transmetuar më 14-12-2018, 14:10

Jo të gjithë superheronjtë veshin mantel, ka të tjerë që bëjnë akte të guximshme pavarësisht moshës së tyre dhe janë vërtetë kurajozë.

Për këtë mund të pyesni gjyshe Irene, një të moshuar, e cila për një kauzë të mirë u hodh me parashutë, në moshën 102-vjeçare.

Irene O’Shea, nga Australia, mund të ketë regjistruar një rekord absolut si personi më i moshuar, i cili është hedhur me parashutë.

Hedhja e saj u bë fundjavën e lënë pas, dhe vjen dy vite pas eksperiencës së saj të parë në këtë sport ekstrem, ku herën e parë u hodh me parashutë, pak kur mbushi një shekull jetë.

Historia e gjyshe Irene me 102 vite dhe 196 ditë jetë, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave të gjithë botës.

E moshuara ka shpjeguar se u hodh me parashutë, me synim filmimin e gjithë ngjarjes për publikim, me synim mbledhjen e fondeve për kërkime lidhur me sëmundjet neurodegjeneruese, shkruan noa.al.

Një patologji e ngjashme, preku edhe vajzën e Irene, e cila u nda nga jeta në vitin 2008, në moshën 67-vjeçare. /a.y/noa.al