Një person i shpallur në kërkim në vijim të operacionit të koduar “Vol-Vo 4”, gjatë të cilit u shkatërrua një grup i përfshirë në tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun dhe Kunes në Shëngjin, është vënë në prangat e policisë së Lezhës.
Ai është Emanuel Gjura, 32 vjeç, banues në Lezhë.
Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe i formularëve dhe “Shpërdorim i tokës”.
32-vjeçari, dyshohet i implikuar në grupin e strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, të goditur në operacionin “Vol- Vo 4”, në tetor 2018.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan edhe dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Operacioni koduar “Vol-Vo 4”, u shtri në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku u goditën goditur anëtarë nga katër grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. /a.y/noa.al
U arrestuan nga “Vol-Vo 4”, gjykata nxjerr nga qelia dy ish-deputetët socialistë
Hetim pasuror dy ish-deputetëve, Ndoka dhe Çuko subjekt të ligjit antimafia
Drogë dhe armë, pamjet e arrestimit të 27 personave, si u shkatërruan katër grupe kriminale
Shkatërrohen katër grupe kriminale, 27 të arrestuar, tre policë të përfshirë/ Emrat