Transmetuar më 14-12-2018, 16:59

Qindra qytetarë të Devollit kanë dalë sërish sot në protestë duke bllokuar aksin kryesor që lidh qytetin e Bilishtit me Korçën.

Në protestë marrin pjesë qytetarë, biznese të vogla dhe fermerë të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës, të energjisë elektrike si dhe ndihmë për fermerët e njohur të kësaj zone.

Qytetarët e Devollit shprehen të vendosur në protestën e tyre, ndërsa me ta janë solidarizuar edhe shoferët e makinave.

Ndërkohë edhe banorët e Shkodrës kanë dalë sërish sot në protestë. Edhe pse në një mot me shi, ata kanë bllokuar rrugën hyrëse të qytetit.

Kërkesat e tyre janë të njëjta, ulja e çmimit të naftës, dëmshpërblimet nga përmbytjet, por edhe taksat e larta që sipas tyre i kanë varfëruar.