Transmetuar më 14-12-2018, 17:18

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar procedurat për programin e Lotarisë duke hyrë në fuqi që për edicionin aktual DV 2019.

Nda, nëse jeni i përzgjedhur për Programin e Lotarisë DV2019, duhet të kini parasysh se nga sot KCC ka ndryshuar procedurat.

Ambasada e SHBA në Tiranë konfirmon se me ndryshimin e ri, “rreth një muaj përpara se çështja juaj të bëhet gati për intervistë, KCC do t’ju dërgojë një email që ju kërkon të dërgoni me email dokumentet tuaja civile”, – raporton noa.al.

Kujdes, nëse ju nuk i dërgoni ato, KCC nuk do t’ju caktojë një datë interviste, ndaj mos e humbni shansin tuaj! /noa.al/