Transmetuar më 14-12-2018, 17:32

Një makinë e cila ishte duke transportuar paratë e një banke ka rënë pre e grabitjes nga persona të armatosur pasditen e kësaj të premte.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozet, ku një makinë tip "Benz" me tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë bërë pritë autoblindit.

Më tej ata nën kërcënimin e armëve, i kanë marrë të gjitha paratë që kanë qenë në makinë. Sipas informacioneve grabitësit janë larguar në drejtim të Shijakut.

Ngjarja ka ndodhur pranë drejtorisë së Transportit Rrugor, ndërsa nuk dihet ende shumë e parave të grabitura.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët e maskuar dhe të amratosur kanë neutralizuar policët e kompanisë private. Policia e Durrësit pas marrjes së informacionit është vënë në ndjekje të autorëve./b.l/noa.al/