Transmetuar më 15-12-2018, 18:49

Për shumë femra heqja e qimeve mbi buzën e sipërme është proces delikat

Por ekziston një recetë natyrale se si të veproni duke eliminuar qimet pa dhimbje.

Lexoni më poshtë:

Përbërësit e nevojshëm për këtë përzierje janë:

– 2 lugë mjaltë

– 1 lugë qull tërshëre

– 2 lugë lëng limoni.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit përziejini mirë derisa të përftoni masë homogjene dhe fërkoni në vendet në fytyrë ku dëshironi t’i eliminoni qimet.

Fërkoni butësisht duke bërë lëvizje rrethore.

Përbërjen lëreni të qëndrojë 15 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Pas kësaj, hidhni krem hidratimi në mënyrë që lëkura të jetë e kuruar.

Procedurën përsëriteni dy deri tri herë në javë për të arritur rezultate optimale. Në afat prej një muaji qimet do të zhduken tërësisht./a.k/noa.al/