Transmetuar më 16-12-2018, 15:01

Studentët kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 12-të për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata vijojnë të qendrojnë të palëkundur, duke refuzuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog.

Pro dialogut është shprehur së fundmi këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Noizy.

Noizy nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se çdo gjë në këtë botë e ka një zot shtëpie dhe se dialogu është rruga e duhur.

"Shoh shumë mesazhe për mbështetje dhe në fillim nuk hezitova dhe e bëra hapur. Por siç e dini çdo gjë në këtë botë e ka një zot shtëpie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prindër që duhen pyetur ose mbase jeni dhe vetë i pari shtëpisë si familje e re. Dhe në Shqipëri, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vete e kemi zgjedh. Tani nëse unë do doja disa ndryshime do bëja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë! Ndaj për Zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe ÇFARË të keqe ka të uleni dhe të vini pikat mbi i? Kur vetë kryeministri po ju ofron takim dhe po thotë se jam i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha kërkesat, madje dhe më shumë se ç’kërkoni, mos vallë është politike gjithçka? Nëse po, ateherë ky o turp, një herë që patëm në dorë të bënim diçka për veten tonë, sërisht e lejuam politikën të hyjë në mes", shkruan Noizy.

Ai vijon më tej në postimin e tij duke shkruajtur:

"Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata studentë të shkretë që me verte i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikës. Pa marre parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbajë asnjë njeri përgjegjësi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore për studentat, jo me sherr për parti! Ju kam zemër"./a.k/noa.al/