Transmetuar më 16-12-2018, 23:05

E trishtë ajo që ka ndodhur në spital teksa nënë e bir vdiqën në një ditë.

Ndodhi në ishullin grek Rodos, ku Mihal Pilati, 55 vjeç, gjeti vdekjen në shtratin e spitalit ku gjendej prej kohësh pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Por në spital gjendej gjithashtu edhe nëna e tij, Anastasia, 78 vjeçe, e cila gjithashtu vuante nga një sëmundje.

Kishin kaluar vetëm pak orë të premten kur vdiq i biri dhe menjëherë më pas u shua duke dhënë frymën e fundit edhe e ëma.

Varrimi i të ndjerëve nënë e bir u bë mesditën e së shtunës së djeshme duke i varrosur që të dy në një kohë. /noa.al/