Transmetuar më 16-12-2018, 23:29

Një vajzë 21-vjeçare është vrarë nga dy djem, një prej të cilëve shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në Rodos të Greqisë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Viktima është Eleni Topaloudi që shikoni në foton e mëposhtme.

Autorë të ngjarjes janë Aleksandër Lucaj, një shqiptar 19 vjeç dhe Manoli Kukura, një djalosh grek 21-vjeçar që shikoni në foton e mëposhtme që ju sjell noa.al, djalë i një familjeje pasanikësh, që kanë biznes të njohur në ishullin Rodos.

Sakaq, mediat greke nxorën pamje edhe nga momentet e sherrit fatal:

Δολοφονία Ελένης Τοπαλούδη: Βίντεο – ντοκουμέντο – Η τελευταία φορά που την είδαν ζωντανή! | Newsit.gr

Mediat greke raportuan sot (e diel) se pas arrestimit të dy djemve të dyshuar, ata janë vendosur në të njëjtën qeli në burgun e Rodos, ishulli ku edhe ndodhi ngjarja.

Στο ίδιο κελί ο Ελληνας και ο Αλβανός που σκότωσαν την φοιτήτρια Ελένη Τοπαλούδη

Shqetësim po sjell fakti që po tentohet që faji t’i hidhet tërësisht djalit shqiptar.

Nëna e të riut grek deponoi në polici duke deklaruar se i biri kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk ishte i vetëdijshëm për praninë e tij në krim.

Mediat greke raportuan sot se po tentohet që t’i hidhet faji shqiptarit, nisur edhe nga fakti se djaloshi grek i përket një familjeje të pasur. /noa.al

rodos_eglima

rodos_alvanos