Transmetuar më 16-12-2018, 23:09

Këngëtarja me fame botërore Shakira u gjet në mesin e një skandali të madh kur një prokuror i shtetit spanjoll paraqiti një padi për evazion fiskal.

Shakira ka shmangur pagesën e më shumë se 14.5 milionë euro gjatë një periudhe tre-vjeçare.

Aktakuza pohon se Shakira ka emëruar Bahama si vendbanim të saj zyrtar, por ajo praktikisht ka jetuar në Spanjë me të dashurin e saj, futbollistin spanjoll Gerard Pike, me të cilin ka dy fëmijë.

Në Bahama, tatimi është shumë më i ulët se në Spanjë, dhe Shakira është një tjetër person i njohur i akuzuar për mos pagimin e taksave, pas hetimeve ndaj lojtarëve të futbollit Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi për të.  /k.k/noa.al/