Transmetuar më 17-12-2018, 08:39

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është shënuar në televizionin e njohur grek SKAI.

Shpërthimi u shënua në orën 02.37 me orën vendase, ku mësohet se është hedhur rreth 5 kilogramë material eksploziv.

Ngjarja u shënua në godinën e televizionit në zonën e Faliro të Athinës, ku siç mund të shihni në foto dhe video, u shënuan dëme të shumta materiale.

Por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit, nuk u shënuan të lënduar në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se dy persona me motor janë afruar pranë ndërtesës dhe kanë hedhur lëndën plasëse, duke shënuar shpërthim të fuqishëm.

Rreth një orë para se të ndodhte shpërthimi, një person i panjohur telefonoi në televizionin “Antena”, duke paralajmëruar ngjarjen. /a.y/noa.al