Transmetuar më 17-12-2018, 13:38

Trejsi Sejdini, është bukuroshja shqiptare e cila mbrëmjen e kësaj të diele përfaqësoi Shqipërinë në konkursin botëror të bukurisë Miss Universe.

Bukuroshja sfiloi mbrëmë në Tajlandë, mes vajzave më të bukura të 94 shteteve.

Por ndërsa çmimi i parë u fitua nga përfaqësuesja e Filipineve, Catriona Gray, as Trejsi nuk doli pa çmim.

Madje ajo fitoi një çmim që me siguri bën krenar çdo shqiptarë.

Bukuroshja fitoi çmimin “Kostumi më i mirë kombëtar”, lidhur me momentin kur vajzat sfiluan të veshura me veshje me motivet e vendeve prej nga vinin.

Me këtë rast Trejsi u shfaq me një fustan kuq e zi, por në pjesën e përparme gjatësia e fustanit ia kishte lënë vendin mbathjeve dhe një palë çizmeve të kuqe. /a.y/noa.al