Transmetuar më 17-12-2018, 14:00

Nëse kishte dyshime se kush ka më shumë autoritet mes tyre, episodi i fundit sjell përgjigjen përfundimtare.

Pas insistimit të bashkëshortes Meghan Markle, princi Harry i Anglisë, nuk do të marrë pjesë për të dytin vit me radhë, në daljen për gjueti, që organizohet çdo vit nga familja mbretërore.

Mediat angleze shkruajnë se pas kësaj zgjedhje qëndron Meghan, duke qenë se Harry ka qenë i rregullt për 20 vite me radhë.

Por duke qenë se nuk donte të lëndonte të shoqen, e cila është mjaft e ndjeshme ndaj kafshëve dhe refuzon gjithmonë që të veshë peliçe, Harry është tërhequr, shkruan noa.al.

Në gjuetinë e cila do të mbahet në Sandringham, të Norfolk, do të marrë pjesë vëllai William, dhe babai i Harryt, Charles.

Ndërkohë djali i William dhe Kate, princi i vogël George do të shohë si spektator. /a.y/noa.al