Transmetuar më 17-12-2018, 14:45

Reperi i njohur Rigels Rajku, pas reagimit të djeshëm ku kërkoi dialog për studentët protestues, ka dalë sërish me qëndrim ditën e sotme.

Ai thotë se dita ditës ka më pak protestues, ndaj kërkon që të rinjtë të veprojnë me zgjuarsi.

“Bëhuni të zgjuar dhe jo kokëfortë. Nuk mund të na genjejnë publikisht. Na kanë dhënë fjalën që do plotësohen pikat. Atëherë hajde ta shohim, hajde të flasim me Kryeministrin. Nëse pikat nuk plotësohen do jem vetë i pari duke bërë thirrje të madhe për protestë”, shkruan Noizy, teksa ka ndarë një pamje nga lartë nga protesta.

Sakaq ditën e djeshme ai tha se çdo gjë në botë ka zot shtëpie, ndaj kërkoi dialog.

“Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerëzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbajë asnjë njeri përgjegjësi”, shkroi Noizy. /a.y/noa.al

Protesta e studentëve, Noizy del hapur pro dialogut: Çdo shtëpi e ka një zot