Transmetuar më 17-12-2018, 15:58

Përbërësit:

Për 8 porcione

6 kokrra patate të qëruara

2 kupa djathë parmixhan i grirë  (220 g)

3 lugë çaji kripë

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e ëmbël (e kuqe) e grirë

455 gramë mish i grirë

410 gramë salcë domatesh

4 lugë gjelle majdanoz i grirë

1 lugë çaji spec i kuq (2 g)

½ lugë çaji piper i zi

6 kupa spinaq (240 g)

2 thelpinj hudhër të grirë

1 filxhan djathë ricotta (250 g)

1 filxhan djathë mozzarella të prerë (100 g)

Përgatitja

Në furrë me temperaturë 180˚C

Prisni me thikë patatet në feta 3 mm të trasha.

Në një letër alumini që përdoret për pjekje në furrë, përhpani gjysmën e djathit parmixhan derisa të mbulohet në mënyrë uniforme e gjithë letra.

Vendosini patatet mbi parmixhanin duke i vendosur njëra mbi tjetrën, vertikalisht dhe horizontalisht, sikundër shikoni dhe videon.

Hidhni sipër patateve pjesën e mbetur të djathit parmixhan si dhe një 1 lugë çaji kripë. Piqeni për 30 minuta.

Në një tigan nxehni 2 lugë vaj ulliri. Sapo vaji fillon të jetë nxehur, shtoni qepë dhe i kavërdisni deri në karamelizim, rreth 15 minuta.

Shtoni mish viçi dhe përziejeni me qepë. Shtoni salcën me polpa domatesh, 3 lugë majdanoz, piper, 1 lugë çaji kripë dhe piperin. Trazojini derisa mishi të marrë ngjyrë skuqjeje. Hiqeni nga nxehtësia e sobës.

Në një tigan tjetër vendosni 2 lugë vaj ulliri. Shtoni spinaqin dhe kavërdiseni. Shtoni 1 lugë çaji kripë dhe hudhra. Trazojeni dhe më pas hiqeni nga nxehtësia.

Në një tas përzieni spinaq dhe ricotta e më pas lëreni mënjanë.

Përhapeni në mënyrë të barabartë përzierjen e spinaqit mbi patatet që keni në tavë

Shtoni njësoj dhe përzierjen e mishit të viçit mbi spinaqin. Mbi mishin shtoni dhe mozzarellën.

Nisni mbështjelljen, duke u siguruar që përbërësit të mos dalin nga skajet, futeni në furrë dhe piqeni për 15 minuta.

Pasi ta nxirrni nga furra hidhni sipër majdanoz të grirë dhe shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë! /noa.al/