Transmetuar më 17-12-2018, 18:41

Personazh ikonik, mes këngëtarëve më ndikues të Pop-it bashkëkohor, Enrique Iglesias feston sukseset e shumta të 20 viteve të fundit të karrierës së tij, me spektaklin e madh “All the hits live”.

Në turneun e tij të 11 botëror, këngëtari ka vendosur të përmbysë sërish rregullat, me një show plot me efekte teknike, lazer dhe një ekran led gjigant prej 40 metrash, ku premtohet një skenografi e pasur me surpriza.

Me më shumë se 100 milionë albume të shitura, 197 çmime, mes të cilëve Grammy Awards, Billboard Awards dhe World Music Awards, Enrique Iglesias është bërë një ndër artistët më të suksesshëm aktualisht në botë.

Këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Hero” dhe “Be with You”, janë bërë gjithnjë e më popullore në nivel ndërkombëtar.