Transmetuar më 18-12-2018, 15:12

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman ka festuar mbrëmjen e djeshme 37 vjetorin e lindjes, i cili e ka gjetur në punë.

Teksa Tolgahan ka qenë në sheshxhirim, bashkëshortja e tij Almeda Abazi i ka bërë një surprizë.

Ajo i ka çuar një cop tortë tek dhoma e grimit ku dhe aktori ka fryrë qirinjtë. Më pas ata kanë darkuar së bashku.

Momentet nga sheshxhirimi dhe nga darka e ditëlindjes, Almeda i ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe në një prej tyre teksa nxjerr bashkëshortin shkruan: “Djali i ditëlindjes”.

Gjithësesi dhurata më e bukur për Tolgahan këtë ditëlindje është fakti se ai do të bëhet baba për herë të parë.