Transmetuar më 18-12-2018, 15:07

Studim i ri nga Instituti i Andrologjisë

E ça pastaj po qe se ke shëndet, lekë, punë të mirë, makinë të bukur, por edhe femrën e ëndrrave në krah?

Çështja është si ta kesh më të madh!

Vetëm atëherë ndjen atë siguri që të bën të fitosh qetësinë dhe rehatinë.

Këto të dhëna vijnë nga një studim që zhvilloi Instituti i Andrologjisë në Athinë, duke vëzhguar dhe zhvilluar pyetësor me njëmijë meshkujsh në mosha të rritur, citon noa.al detajet e raportit.

Studimi evidentoi se çështja e penisit dhe madhësisë së tij është argument i përditshëm nga meshkujt dhe një ndër tre fjalëkyçet më të përdorura në Google, thotë Konstandin Konstandinidi, MD, PSC, PhD, përgjegjës i Departamentit të Shëndetit Seksual, Instituti i Andrologjisë, në Qendrën Shëndetësore të Athinës dhe presidenti i International Andrology.

“Në studimin që kryem, pyetjes që i bëmë njëmijë meshkujve nëse janë të kënaqur me madhësinë e penisit të tyre, tetë në dhjetë thanë jo. Në pyetjen nëse do të përdornin ndonjë medikament që t’u zmadhohet penisi, pa rrezik për shëndetin, të gjithë ishin pro.

Këto të dhëna në fakt janë treguar edhe për pjesën tjetër të Europës. Gjermania është vendi i parë i kontinentit për ndërhyrje për rritjen e organit gjenital të mashkullit dhe pas saj vjen Anglia, sikurse evidenton e përditshmja The Guardian.

E ndërkohë, shumë faqe interneti të bombardojnë me reklama ku shesin barna, pilula apo kremra që sipas tyre sigurojnë rritje të penisit.

Mjeku Konstandidi, thotë se të gjitha janë mashtrim.

“Fatkeqësisht, pilula magjike dhe kremra që të zmadhojnë organin gjenital të mashkullit, nuk ekzistojnë. E vetmja zgjidhje reale është një ndërhyrje e vogël kirurgjikale që bën të mundur rritjen e penisit”, – thotë mjeku specialist. mjeku androlog, Kristo Fliatura, thotë se në studim u shtrua dhe pyetja “përse doni ta keni penisin më të madh”.

“Në këtë pyetje, të gjithë meshkujt u përgjigjën se është çështje vetëbesimi dhe sigurie”, – thotë mjeku androlog.

Kurse shton se si meshkujt për veten e tyre ashtu dhe femrat, çështja e madhësisë së penisit është e ndjeshme dhe e duan të madh, pavarësisht nëse e shprehin ose jo.

Një tjetër gjë që i mundonte meshkujt në këtë pyetësor ishte dhe dyshimi se partneri apo partnerë të mëparshëm të partneres së tyre mund ta kishin pasur penisin më të madh. /noa.al/