Transmetuar më 18-12-2018, 23:57

Tomor Alizoti është shprehur se protesta studentore në vendin tonë është e domosdoshme, pasi rinia është pjesa më energjike e shoqërisë dhe si rrjedhojë e saj mund të vijnë shumë ndryshime.

Alizoti tha në studion e emisionit “Opinion” se nuk ekziston një protestë apolitike, por studentët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo sjellje e tyre mund të sjellë ndryshime pozitive për shoqërinë shqiptare.

"Protesta është e domosdoshme. Është rinia që është pjesa më energjike e shoqërisë. Protestat rinore kanë sjellë ndryshime. Nuk ka protestë apolitike. Gjithmonë ato kanë sjellë ndryshime, pasi demokracia është produkt i protestës.

Kjo protestë është shumë inteligjente, europiane dhe shumë fine. Unë mendoj se ata duhet ta vazhdojnë betejën deri në fund.

Ata duhet të mendojnë se si të ndërtojnë jetën në këtë vend", u shpreh ai.