Transmetuar më 22-12-2018, 09:35

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Vuçiç, Kryeministrit i Greqisë ka komentuar edhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Veprimet e fundit të Prishtinës ndaj Beogradit nuk janë pritur mirë nga Tsipras që sipas tij Kosova po i hedh benzinë zjarrit.

“Kosova po i hedh benzinë zjarrit”, deklaroi Tsipras në Serbi.

Tsipras tha se i dënon këto hapa të Kosovës dhe nënvizoi se mbështet Serbinë, e cila, siç tha ai, është duke avancuar në rrugën e zgjidhjes.

Ai po ashtu deklaroi se puna e presidentit serb Vuçiç dhe qeverisë serbe është e vështirë dhe tha se Serbia synon arritjen e stabilitetit në rajon.

Duke folur edhe rreth marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, kryeministri grek tha se Greqia është bërë një nga elementet e stabilitetit në rajon me këtë marrëveshje. /k.k/noa.al/