Katolikët mbajtën meshën e Krishtlindjeve në mesnatë, ortodoksët në mëngjes
Transmetuar më 25-12-2018, 07:59

Festohet sot dita e lindjes së Krishtit. Besimtarët katolikë e festuan lindjen e Krishtit, teksa më mesnatë në katedralen e Shën Palit në Tiranë, u mbajt mesha e lindjes së Krishtit.

Sakaq besimtarët ortodoks e mbajnë meshën paraditen e sotme.

Arqipeshkvi imzot George Frendo, duke uruar Krishtlindjen tha se me mishërimin e birit të vet zhduku errësirat e botës dhe lindjen e tij të lume e shndërriti këtë natë.

“Ai zhduktë prej jush errësirat e veseve dhe ndriçoftë zemrat tuaja me dritën e virtyteve. Hyji ju mbushtë dhe ju me gëzimin e vet dhe ju bëftë lajmëtarë të ungjillit të vet. Ju pajistë me dhuratën e paqes së vet dhe të vullnetit të mirë. Gëzuar Krishtlindjet!”

Sakaq kryepeshkopi Anastas Janullatos, në mesazhin e tij për këtë ditë ai se një pasiguri e përgjithshme është përhapur si re pluhuri bërthamor në mbarë shoqërinë e sotme, duke shkaktuar vështirësi shqetësuese në frymëmarrje dhe se shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji.

“Disa gjejnë strehë në ideologji të çuditshme fetare me origjinë aziatike. Me mënyra të shumëllojta njerëzit synojnë të fitojnë siguri. E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se “Perëndia është me ne”. Pikërisht ky është kuptimi i emrit të Shpëtimtarit që po vjen: “Emanuel”. Fjala e Perëndisë “u bë mish dhe banoi ndër ne”, u shpreh Kryepeshkopi. /a.y/noa.al