Transmetuar më 26-12-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një shkrim promovues për turizmin në Shqipëri.

“Me këtë tjetër vlerësim prestigjioz për Shqipërinë si një ndër 15 vendet që të gjithë do të vizitonin gjatë vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri publikon artikullin në anglisht të revistës “Harper Bazaar”, ku mes vendeve që duhen vizituar gjatë vitit që pritet të nisë renditet edhe Shqipëria.

Për vendin tonë, thuhet se Booking.com ka renditur Ksamilin, i cili ndodhet në jug të Shqipërisë, si një thesar për tu zbuluar.

Platforma e vlerëson këtë zonë turistike të Shqipërisë, për mikpritjen, ushqimet e detit dhe njerëzit miqësor.

Ndërkohë citohet se edhe ‘Lonley Travel’ e ka renditur Shqipërinë, si një vend që duhet vizituar gjatë verës së vitit 2019.

“Shqipëria mbetet një destinacion ku ju mund të eksploroni bukurinë e maleve, fshatrave, detit dhe të kryeqytetit Tiranës”, shkruhet ndër të tjera. /a.y/noa.al