Hapet hoteli i së ardhmes, kamarierë janë robotët
Transmetuar më 26-12-2018, 09:32

Imagjinoni që të hyni në hotel dhe të gjeni një robot në recepsion, i cili t’iu rezervojë dhomën tuaj dhe t’iu japë çelësat.

Janë këto disa nga veçantitë e ‘FlyZoo Hotel’, një hotel i inauguruar në provincën kineze të Zhejiang.

Ky hotel është hapur nga kolosi i tregtisë kineze ‘Alibaba’.

Në “hotelin e së ardhmes”, mysafirët në sajë të punonjësve dixhitalë mund të kontrollojnë dritat, të hapin dhe të mbyllin tendat apo të fikin televizorin, pa lëvizur fare.

Për të qëndruar një natë në këtë hotel, kushton 380 euro nata. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...