Transmetuar më 27-12-2018, 09:52
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, thotë se janë bërë ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën.
“Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë – një kontroll”, deklaron Lleshaj.
Ai thotë Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Por ministri shton se, lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq dhese së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri-Kosovë. /a.y/noa.al