Transmetuar më 27-12-2018, 19:19

Policia ka vrarë një person që tentoi të vjedhë një bankë në Istog të Kosovës.

Nga shkëmbimi i zjarrit mësohet se edhe një polic ka mbetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në mes të një zone të populluar, ku gjithçka është e filmuar.

Mediat në Kosovë raportojnë se njëri nga viktimat është një polic dhe tjetri grabitësi. Polici i vrarë është identifikuar me inicialet I.D nga Istogu, ndërsa grabitësit që mbeti viktimë është K.M.

Grabitësi ishte kthyer nga Gjermania para tri vitesh në Kosovë, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burgim.

“Mund të ju konfirmojë se ka ndodhur një rast në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.

Policia e Kosovës dyshon se në tentativën për të grabitur bankën ka pasur edhe persona të tjerë të implikuar dhe po punon për arrestimin e tyre. /k.k/noa.al/