WhatsApp vjen me ndryshime të reja
Transmetuar më 31-12-2018, 08:40

“Whatsapp” ka sjellë shumë ndryshime së fundmi, duke filluar nga “sticker” e deri te video-telefonata në grup.

Aplikacioni që sot shënon rreth 1.5 miliardë përdorues, tashmë pritet të shfaqë reklamat e personalizuara në “statuset” tona.

Instagram dhe Facebook kanë kohë që kanë pranuar reklamat, por me sa duket nuk do të shpëtojmë nga ky fakt as nga aplikacioni jonë i preferuar “Whatsapp”.

Bashkëthemeluesi Brian Acton, nuk ra dakord me ndryshimet e fundit mbi “ Whatsapp” gjë që solli dhe largimin e tij nga kompania.