Transmetuar më 09-01-2019, 13:45

Një nënë 28-vjeçare e cila kishte dy fëmijë 6 dhe 3 vjeç, gjeti vdekjen krejt papritur natën e Vitit të Ri, mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit.

E reja u gjet e vdekur nga prindërit, të cilët nisën të kishin dyshime pasi ajo nuk po ju përgjigje në telefon.

Kështu gjyshërve iu ra përgjegjësia që t’iu thoshin të vegjëlve se “mami ka shkuar në Parajsë”. Të vegjlit, duke mos arritur që të kuptonin situatën, bën një kërkesë që përlot, “Ka telefon në parajsë? A mund të flasim me të?”

Historia e trishtë vjen nga Londra, Angli dhe po bën bujë nëpër media. Ndërkohë vdekja e Ashley Grundy, është e veshur me mister.

Kjo pasi as autopsia nuk arrin të japë një përgjigje të saktë. Prindërit e Ashley, Ash Selector, 54 vjeç dhe Sarah Grundy, 51 vjeç, e gjetën të pajetë në apartamentin e saj gjatë ditës së 1 janarit. Hera e fundit që folën me të ishte një natë më parë.

Ashley iu kishte thënë se nuk mund të kalonte nga shtëpia e tyre pasi nuk ishte mirë. Ndërkohë vajza 6 vjeçe Lailani dhe djali 3 vjeç Maverick, ishin me ish-bashkëshortin e saj. Një ditë më vonë prindërit e saj e gjetën të pajetë, shkruan noa.al.

Duke folur për mediat vendase, nëna e së ndjerës, tha se, “Mbesa më pyeti nëse në parajsë kishte telefon. U detyrova ti thosha se nuk e ka telefonin me vete. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë ka ndodhur. Unë dhe im shoq duam të dimë të vërtetën”. /a.y/noa.al