Gazeta e njohur italiane: Strakosha pritet të kalojë te Inter
Transmetuar më 09-01-2019, 22:14

Portieri boshnjak Samir Handanoviç duket se do të luajë sezonin e fundit te Interi.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, pasuesi i 34-vjeçarit do të jetë portieri i kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha.

Drejtuesit zikaltër e admirojnë portierin e Lazios dhe shumë shpejt pritet të nisin kontaktet me klubin nga kryeqyteti.

Megjithatë, pritet të jetë një operacion i vështirë, pasi Lacio ka kërkesa të larta për gardianin 23 vjeçar.

Alternativa të tjera për të zëvendësuar Handanovicin janë Kranjo i Cagliarit dhe Areola i PSG.

Në vazhdim do të shihet se si do të shkojnë tratativat./a.k/noa.al/