Transmetuar më 10-01-2019, 14:30

Kur ishte 17 vjeç vendosi që të shiste njërën veshkë për të mbledhur paratë e nevojshme për të blerë një iPhone dhe një iPad.  Por tashmë Wang, një 25-vjeçar kinez, ka mbetur invalid për shkak të këtij operacioni.

Ai është i detyruar që të qëndrojë në krevat dhe ka nevoja të vazhdueshme për kura si dhe për tu shtruar në spitale në mënyrë të rregullt, për t’u trajtuar me dializë.

Gjithçka për të blerë një smartphone të tipit të fundit, të cilën familja nuk ia blinte dot, ndërkohë që ai nuk donte që të dukej keq para shokëve.

Ishte viti 2011, kur i iu vendosi që të shesë njërën veshkë, duke u drejtuar në tregun e zi kinez. Nëpërmjet një sajti në internet kontaktoi disa persona dhe pasi la takim me ta shkoi në Anhui një prej provincave më të varfra në Kinë, ku iu nënshtrua ndërhyrjes, natyrisht në mënyrë të fshehtë në një klinikë të paautorizuar.

Me anë të kësaj ndërhyrje ai arriti që të sigurojë 2500 euro, me anë të të cilave bleu pajisjet Apple, një iPhone 4 dhe një iPad 2, shkruan noa.al.

Por gradualisht ai nisi që të ndihej keq. Pas analizave të thelluara, i riu u diagnostikua nga isufiçenca renale, e cila me kalimin e viteve është përkeqësuar, aq sa ka përfunduar invalid. Mjekët që e operuan u arrestuan nga policia, por jeta e Wang tashmë është kritike. Pas denoncimit nga ana e familjes, i riu u dëmshpërblye me një shumë parash, por sërish nuk arrin që të mbulojë shpenzimet shëndetësore, si dhe u detyrua që të ndërpresë studimet. /a.y/noa.al