Transmetuar më 10-01-2019, 13:27

Reagime për refuzimin e presidentit shqiptar të Gent Cakaj për MPJ të Shqipërisë, vijnë edhe nga Parlamenti i Kosovës.

Deputeti Rexhep Selimi, njëkohësisht anëtar në Komisionin  për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, aktualisht Ushtria e Kosovës, thotë se vendimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos e dekretuar MPJ e ri, ishte i drejtë.

“Unë e përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikës së Shqipërisë”, – thotë Selimi.

Sipas tij, Gent Cakaj nuk do të ishte asgjë më shumë se një i dërguar i analistit dhe këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu.

Selimi shkon edhe më tej: “Presidenti duhet ta refuzonte jo vetëm Cakajn por edhe Besa Shahinin si Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova  ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej”.

Selimi vlerëson se është e papranueshme që për ministre të Arsimit të emërohet mbesa e një spiuni të shërbimit sekret serb: “A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit? “, – thotë z.Selii.

Kurse sugjeron: “Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri Rama ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar”.