Transmetuar më 11-01-2019, 20:23

Dy djem, Wade Robson and James Safechuck, të cilët iashin pjesëmarrës në videoklipin e këngës së famshme “Black & White” dhe njëri prej tyre, Safechuck, ishte dhe aktor në spotet e Pepsi kur ishte 10 vjeç, rrëfejnë se si u abuzuan seksualisht nga Michael Jackson

Tashmë janë rreth të tridhjetave dhe tregojnë në një dokumentar se si Michael Jackson abuzonte me ta kur ishin të vegjël dhe më tej, rrëfejnë pasojat që u ka lënë ky abuzim. “Ishim 7 dhe 10 vjeç”, tregojnë dy djemtë Wade Robson and James Safechuck, duke shtuar se Majkëll mbajti lidhje afatgjatë me ta.

Këto detaje dalin pasi për Michael Jackson do të shfaqet në një dokumentar që pritet të nxjerrë në pah të pathënat e të kaluarës së tij.

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të ndjerë, duket se imazhi i tij do të rrënohet.

“Të Largohesh nga Askund”, titullohet dokumentari që sipas “Hollywoodreporter” do të zbulojë detaje se si Jackson abuzoi me dy djem të mitur përkatësisht të moshës 7 dhe 10 vjeç.

Ky dokumentar do të shfaqet në festivalin “Sundance” që do të mbahet më 24 janar deri në 4 shkurt.

 Michael Jackson and Liza Minelli backstage after seeing the Phantom of the Opera with James Safechuck

 The pop superstar holds hands with his then wife Lisa Marie Presley, walks with children at his Neverland Ranch

 Michael Jackson died when he was 50 from an overdose