Transmetuar më 11-01-2019, 23:06

Një video shumë e veçantë po bën xhiron e botës në rrjet dhe në pak javë është bërë virale.

Bëhet fjalë për një foshnje të sapo lindur, që erdhi në jetë gjatë muajit dhjetor bashkë me plaçentën dhe nuk e kupton se nuk është më brenda mitrës së nënës.

Kjo lloj lindjeje është shumë e rrallë dhe kush lind në këtë mënyrë, ndryshe quhet si "i lindur me këmishë". Kordoni vazhdon të pulsojë.

Lindja u krye në spitalin Santa Casa di Misericordia në Barretos, Brazil dhe video u shpërnda nga Gih Flor de Lis.

Kjo pamje nuk është diçka e zakontë, pasi normalisht, plaçenta çahet para se të lindë fëmija, në momentin që plasin ujërat.

Pikërisht për faktin se është diçka shumë e rrallë, thuhet se fëmijët që vijnë në jetë në këtë mënyrë, janë të veçantë dhe kanë fat për gjithë jetën./b.l/noa.al/